Showbiz

Gafa e prestigjozes “The Sun” për Rita Orën

Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tregoi se humbi gjyshen e saj të dashur. Ajo i bëri një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale që u bë shkas për shumë media të shkruanin nga një artikull.

Rita humbi gjyshen nga nëna Fatmire Bërdyna-Bajraktari të cilës me përkëdheli ajo i drejtohej me ‘Nan’. Mediat e famshme në Angli si “Daily Mail”, “The Mirror” apo “The Sun” kanë raportuar dedikimin e ndjerë të Ritës mirëpo kjo e fundit ka bërë një gafë të madhe.

“The Sun” shkroi se këngëtarja humbi gjyshen nga babi e quajtur Besa Sahatçiu e cila në fakt është shëndoshë e mirë dhe jeton në Prishtinë.