Sport

Gati deputimi i Cristiano Ronaldos në “Bentegodi” të Veronës

Në “Bentegodi” të Veronës është bërë gjithçka gati për të pritur debutimin e Cristiano Ronaldos, në orën 18:30. Ndonëse çmimet e biletave të Chievo-Juventus janë dyfishuar, kjo nuk i ka penguar tifozët që të mbushin plot e përplot shkallët e stadiumit “Bentegodi”. Skuadra e Chievos, që është edhe mikpritësja, me kërkesë të Juventusit, ka marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje sa më të mirë të takimit.