Showbiz

Gigi Hadid dhe Zayn Malik zyrtarisht bashkë

Përgjatë gjithë vitit që lamë pas modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik kanë patur një marrëdhënie të ndërlikuar me shumë ndarje dhe bashkime.

Pak javë më parë përflitej se dyshja mund të riktheheshin përsëri bashkë pas 10 muajsh pasi burime pranë modeles bukuroshe konfirmuan se ata po flisnin sërish me njëri-tjetrin.

Mesa duket këto aludime qëlluan në shenjë pasi Gigi dhe Zayn janë zyrtarisht bashkë. Dyshja janë fotografuar mbrëmjen e kaluar duke dalë nga një restorant në New York.

Ata dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit teksa ishin duke festuar ditëlindjen e britanikut i cili mbushi 27-vjeç.