Showbiz

Gigi Hadid konfirmon rikthimin me Zayn Malik

Ata u ndanë në muajin mars por u kapën mat duke shkëmbyer puthje në prill.

Të martën në mbrëmje modelja e famshme konfirmoi me anë të një fotoje rikthimin me këngëtarin britanik. Në historinë e Instagram-it ajo ka postuar një foto ku Zayn shfaqet duke i dhuruar një puthje në faqe.

Edhe pse fytyra e 24-vjeçarit nuk dukej ai është identifikuar nga tatuazhi i tij në krah. Pas ndarjes së tyre pritej që ish-pjesëtari i “One Direction” të hiqte tatuazhin me sytë e Gigi-t nga kraharori i tij por e kundërta ndodhi pasi ai e shfaqte vazhdimisht në rrjetet sociale me anë të fotove.