Showbiz

Gigi Hadid kritikohet se po fsheh qëllimisht barkun e rrumbullakët, ja si qëndron e vërteta

Gjatë karantinës ajo mbushi 25-vjeç dhe njoftoi se do të bëhet nënë për herë të parë.

Vetëm pak javë shtatzënë, Gigi Hadid dhe Zayn Malin po shijojnë ditët e pritjes së ëmbël por modelja e famshme nuk ka postuar asnjë foto të barkut të saj.

Së fundmi ajo ka marrë kritika nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale të cilët janë shprehur se Gigi po e fsheh barkun e rrumbullakët qëllimisht që të tërheqë vëmendjen.

Këto komente u etiketuan shumë shpejt nga prestigjosia “Vogue” që duket se i ka shtuar benzinë zjarrit. “British Vogue” i ka kushtuar një artikull të tërë faktit se përse Gigi nuk e shfaq barkun e saj duke analizuar edhe gjërat që ajo ka thënë nëpër intervista.

E irrituar, Hadid ka reaguar menjëherë në Twitter duke sqaruar gjithçka. Ajo theksoi se nuk po mundohet aspak që të fshehë barkun e fryrë aq më tepër për vëmendje.

Modelja shtoi se momentalisht thjesht dëshiron që t’i kalojë ditët e shtatzënisë në privatësi totale dhe do të publikojë foto kur t’i duket e arsyeshme. Fjalët e saj duket se janë keqinterpretuar dhe përdorur kundër saj, të paktën kështu u shpreh ajo.