Aktualitet

Gjenden 9 armë pa dokumentacion në zyrën e shefit të rendit në Elbasan

SHÇBA ka nisur një hetim ndaj policisë së Elbasanit në lidhje me 9 armë automatik, pa dokumentacion të cilat kanë mbetur në zyrën e shefit të rendit. Oficeri i emëruar së fundmi në detyrë, Faik Ruko, pasi ka konstatuar praninë e armëve dhe mungesën e dokumentacionit në lidhje me origjinën e tyre ka vënë në dijeni strukturat drejtuese. Sipas të dhënave të para armët e tipit automatik model 56, dyshohet se janë mbledhur pas dorëzimit vullnetar nga qytetarët në vitin 2017, por kanë mbetur pa u pajisur me dokumentacion përkatës.