Politikë

Gjonaj e Xhafaj në Holandë, diskutohet reforma në drejtësi

Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilluan një seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës. Ministrat bënë me dije mbi ecurinë e reformës në drejtësi, Vettingun në polici dhe operacionin Forca e Ligjit. Ndërkaq ligjvënësit holandezë shprehen interesin e tyre për të ditur më shumë mbi reformën në drejtësi, si dhe reformat e ndërmara nga qeveria për integrimin në BE.