Showbiz

Gjurmët bashkon fuqitë me Andos sjellin projektin e ri

Ata janë ribashkuar pas 30 vitesh por duket se kanë vendosur të rikthehen fuqishëm në tregun muzikor.

Pas një koncerti më 29 Dhjetor të organizuar në Tiranë, ku ngritën në këmbë të pranishmit në Pallatin e Kongreseve, Gjurmët ka vendosur të bashkojë fuqitë me Andos për të sjellë një projekt të ri muzikor për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ka qënë Andos ai që e ka bërë publik këtë lajm përmes llogarisë së tij të Instagramit, duke publikuar një fotografi ku shihet së bashku me Migjenin e grupit “Gjurmët”.

Një projekt shumë interesant “Rock n Roll” për Ditën e Pavarësisë së Kosovës”, shkruan bashkangjitur postimit artisti, duke mos dhënë detaje të mëtejshme për këtë këngë që po pritet me padurim nga fansat.