Aktualitet

Gjykata Kushtetuese, KED dërgon në Kuvend listën me 4 kandidatë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendit të Shqipërisë 4 emra për dy vende në Gjykatën Kushtetuese. Ata janë Elsa Toska, Besnik Muçi, Arta Vorpsi e Fiona Papajorgji. 6 ditë më parë, e njëjta listë iu dërgua dhe Presidentit të Republikës, i cili ka për kompetencë të zgjedhë nga tre emra, aq sa Parlamenti e Gjykata e Lartë. Por në këtë rast, Kuvendi duhet të shprehet për dy, meqë një tjetër i zgjedhur nga Legjislativi ende është në detyrë. Që Gjykata Kushtetuese të mund të shqyrtojë një çështje, minimalisht duhet të ketë 6 anëtarë. Aktualisht është vetëm gjyqtarja Vitore Tusha.