Showbiz

Gjysmëfinalja e “The Voice Kids”, tashmë vendos publiku

Rrugëtimi disa mujor i “The Voice Kids”, njëkohësisht edhe shumë emocionues, së shpejti do të finalizohet.

Mbrëmja e sotme në Top Channel do të sjellë sërish në ekran dhe në skenën e nxehtë, 12 artistët e vegjël, përkatësisht nga 4 për çdo skuadër.

Java ka qenë e mbushur me prova dhe surpriza që do të zbulohen sonte në orën 21:00. Skuadra Gjoka, Miriam dhe Eneda në fund të gjysmëfinales do të kenë vetëm 2 konkurrentë të mbetur që nëpërmjet votave të publikut do të prekin ëndrrën e finales së madhe.

Të ftuar special në këtë natë janë dy talente të zbuluar nga “The Voice” të cilët konsiderohen fenomenë në fushën e muzikës, Klint Çollaku dhe Stenald Mëhilli.

Se çfarë do të këndojnë dhe performojnë dy artistët do të mbetet surprizë deri mbrëmjen e sotme të gjysmëfinales.