Bota

Google: “Do të ndryshojmë trajtimin e pretendimeve për ngacmime seksuale”

Google konfirmoi se do të ndryshojë mënyrën e trajtimit të pretendimeve për ngacmime seksuale, një javë pasi 20 mijë punonjës të saj anembanë botës lanë punën në shenjë proteste ndaj keqreagimit të kompanisë. Arbitrazhi do të bëhet i detyrueshëm për ngacmimet individuale seksuale dhe sulmet seksuale, thanë përfaqësues të Google. Gjithashtu u konfirmua se do të ngrihen edhe padi për këto akuza.