Lifestyle

Google Play Protect bllokon aplikacionet e shpejta të Xiaomit

Ashtu si telefonat e tjerë kinezë, pajisjet Android Xiaomi vijnë me një ndërfaqe të modifikuar të përdoruesit, si dhe shumë aplikacione të parainstaluara që përfshijnë reklama që asnjë prej përdoruesve nuk i kërkon.

Ky lloj modeli i biznesit është një nga arsyet pse Xiaomi është në gjendje të ofrojë vazhdimisht çmime më të mira se sa konkurrentët.

Kësaj radhe, kompania duket se ka shkuar pak larg në mbledhjen e të dhënave të përdoruesve me qëllim të shfaqjes së reklamave të personalizuara, pasi aplikacioni i tyre i Quick Apps u bllokua nga Google Play Protect, për këtë arsye.

Disa përdorues kanë raportuar të kenë marrë një mesazh pop-up nga Google Protect, duke i informuar ata se azhurnimi i Aplikacioneve të Shpejta ishte bllokuar sepse “Aplikacioni mbledh të dhëna që mund të përdoren për të gjurmuar përdoruesit.”

Megjithëse aplikacioni Quick Apps nuk është i disponueshëm në Google Play Store, por shpërndahet përmes platformës së Xiaomi, Play Protect skanon akoma të gjitha aplikacionet e instaluara në telefon për malware, edhe nëse ato janë instaluar përmes “palëve anësore” ose një dyqan jo-Play Store, transmeton KosovaPress.

Xiaomi lëshoi një njoftim për shtyp duke thënë se problemi ishte shkaktuar nga ndryshimet në algoritmin Play Protect, duke siguruar përdoruesit që aplikacioni ishte absolutisht i sigurt. Sidoqoftë, mbetet fakti që Quick Apps kanë leje, disa prej të cilave janë shumë diskutabile.