Bota

Gorbachev: Jo rikthim në luftën e ftohtë SHBA-Rusi

Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit sovjetik, paralajmëroi se duhet dalë kundër rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. 87-vjeçari tha se nuk duhet kurrësesi të ketë kthim në Luftën e Ftohtë. “Ne duhet ta ndalojmë luftën një herë e përgjithmonë. Më e rëndësishme është të heqim qafe armët bërthamore”, u shpreh Gorbachev.