Rajoni

Grekët duan Schulz-in përballë Merkelit

Grekët po presin rezultatin e zgjedhjeve të sotme në Gjermani me interes dhe më të madh se gjermanët. Sipas tyre, bëhet fjalë për një moment historik që mund të zgjidhë çështje të lidhura me të ardhmen e vendit. Shumë preferojnë social-demokratin Schulz pasi janë të mendimit se konservatorët e Merkelit mbajtën një qëndrim jo të mirë ndaj Greqisë gjatë krizës financiare.