Rajoni

Greqi, sekuestrohen 22 kg kokainë, arrestohet 37-vjeçari

22 kg kokainë u sekuestruan nga policia greke në Mandra. Lënda narkotike vinte nga Italia dhe ishte fshehur brenda një kamioni. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, 37 vjeç. Dyshohet se lënda narkotike i përket një karteli droge me shtrirje në të gjithë Europën dhe në Amerikën latine përfshirë edhe Shqipërinë. Brenda kamionit u gjetën një pistoletë dhe materiale për përgatitjen e kokainës.