Rajoni

Greqia kthen refugjatët, dëbime drejt Turqisë nga policia greke

Refugjatët në Greqi flasin për dhunë masive dhe dëbime ilegale drejt Turqisë. Organizata të pavarura jo qeveritare thonë se po ndodhin kthime të refugjatëve, të ashtuquajtura Push Backs, nga policia greke pa asnjë lloj ligjshmërie, ndërkohë që Athina zyrtare hesht. Sipas të dhënave të tyre, refugjatët pengohen të hyjnë në territorin grek, ose aplikantët për azil detyrohen që në stacionet e policisë greke të kthehen mbrapsht me nxitim gjatë natës përmes lumit.