Rajoni

Greqia refuzon kërkesën për ankorimin e anijes iraniane

Greqia refuzoi kërkesën për të lejuar ankorimin e anijes iraniane me naftë që u largua nga Porti i Gjibraltarit, ku qëndroi e ndaluar për një muaj e gjysmë, pas dyshimeve se do të furnizonte Sirinë, në shkelje të sanksioneve të BE-së. Pasi autoritetet e Gjibraltarit lejuan largimin e mjetit lundrues, Shtetet e Bashkuara bënë kërkesë për ndalimin e tij, për shkak të dyshimeve se i përket Gardës Revolucionare Iraniane që nga Uashingtoni cilësohet “organizatë terroriste”.