Rajoni

Greqia sërish nën flakë, disa të lënduar

Greqia është në kërcënimin e flakëve. Një zjarr i madh përfshiu  ishullin Evia, afër Athinës. Zjarri ra një pyll të dendur me pisha, ndërsa në mbrëmje flakët u përhapën me shpejtësi. Rreth 20 persona u plagosën dhe u dërguan në gjendje të rëndë në spital, ndërsa disa zona u rrezikuan. Athina zyrtare kërkoi ndihmë nga Bashkimi Europian për vënien nën kontroll të flakëve. Kroacia dhe Italia kanë dërguar aeroplanë për shuarjen e zjarrit.