Aktualitet

Grupet kriminale, Lleshaj takohet me drejtuesit e policisë së Shkodrës

Zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zgjodhi Shkodrën si qytetin e parë jashtë Tirane pas marrjes së detyrës së re për t’u takuar me drejtuesit e policisë. Mësohet se në takim kanë marrë pjesë, drejtori i Qarkut, shefi i komisariatit si edhe kupola drejtuese e kësaj drejtorie. Fokusi i diskutimeve ka qenë vijimi i operacioneve për goditjen e grupeve kriminale dhe rritja e sigurisë publike