Politikë

Hajdari: Letra e PD-së për ODIHR-in nuk është prioriteti im!

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari tha se nuk e firmosi letrën e PD-së dërguar OSBE/ODIHR-it  pasi nuk është prioriteti i saj. Hajdari u shpreh se beteja e saj është e fokusuar vetëm në hapjen e listave 100 % dhe respektimin e dëshirës së votuesve shqiptarë që në Kuvend të hyjnë ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota dhe jo ata që janë përcaktuar nga partia.