Aktualitet

Hap pas hapi, ja si merret leja e daljes për pazar duke filluar nga dita e hënë

Duke filluar nga dita e hënë, nis zbatimi i masave më shtrënguese kundër koronavirusit. Qytetarët do të duhet të dalin për të bërë pazar vetëm një orë në ditë, vetëm një pjesëtar i familjes dhe duke marrë leje tek autoritetet. Duke filluar nga dita e hënë, nis zbatimi i masave më shtrënguese kundër koronavirusit. Qytetarët do të duhet të dalin për të bërë pazar vetëm një orë në ditë, vetëm një pjesëtar i familjes dhe duke marrë leje tek autoritetet. Hapat e procedurës:
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”.                         – Klikoni butonin “Përdor”;
– Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht).
– Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-13.00;
– Në rast se një nga anëtarët e familjes punon në një qytet të ndryshëm nga vendbanimi aktual, lejohet të vijojë aplikimi për leje dalje dhe për këtë anëtar, pasi kryhet në kohë reale verifikimi mbi vendodhjen e punës;
– Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms. – Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Policia mund të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo. Qytetarët që nuk aksesojnë dot internetin, mund të bëjnë kërkesën 24 orë para me SMS përmes numrit FALAS 55155. Në mesazh dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes. Dhe po, me SMS, qytetari merr miratimin e lëvizjes.