Rajoni

Haradinaj merr një vendim para largimit: 28 nëntori ditë pushimi në Kosovë!

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj ka vendosur që 28 nëntorin ta shpallë festë zyrtare në Kosovë. “Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, 28 Nëntori,  shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare”, thuhet në vendimin e Haradinajt .