Rajoni

Haradinaj merr “Po-në” e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se mori mbështetjen gjermane lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në Berlin, Haradinaj takoi Ministrin e Punëve të Brendshme, Horst Seehofer. “Morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin”, – shkruan shefi i Qeverisë së Prishtinës në “Facebook”.  Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, që i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në Shengen.