Lajmet e fundit Rajoni

Haradinaj: Përfshirja e LDK-së dhe VV-es në dialogun me Serbinë, fuqizon Prishtinën

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se përfshirja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në dialogun me Serbinë, fuqizon pozicionin negociues të Prishtinës. Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj kërkon që Opozita të shqyrtojë rolin e saj. Duke përdorur analogji sportive, ai deklaroi se Kosova po luan në dy liga, të brendshme dhe të jashtme, ndaj duhet të prezantohet sa më mirë përballë Beogradit.