Rajoni

Haradinaj: “Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me BE-në ”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se mirëpret çdo këshillë që vjen nga  Johannes Hahn, lidhur me taksën ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Haradinaj, i ka bërë këto komente pas homazheve që ka bërë te shtatorja e Gjergj Kastriot- Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së tij.“Kosova ka një agjendë me BE-në për liberalizimin e vizave dhe ne kemi përmbushur të gjitha kushtet”. Hahn do të qëndrojë të enjten në Kosovë ku është paralajmëruar se do të zhvillojë një takim me kryeministrin Haradinaj.