Showbiz

Harry Styles shkurton flokët

Prej muajsh ai kishte vendosur të rriste kaçurrelat e tij por më në fund Harry Styles i ka prerë ato. Këngëtari ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit, duke surprizuar 17 milionë ndjekësit e tij, teksa mban në dorë bishtin e flokëve të prera.

Sipas mbishkrimit të vendosur në foton e postuar, këngëtari ka lënë të nënkuptohet se ka marrë këtë vendim “drastik” për t’i dhuruar flokët e tij për bamirësi, për fëmijët e sëmurë me kancer.