Aktualitet

Heroina në Kapshticë, pezullohet shefi i Krimit në drejtorinë e Kufirit Korçë

Pezullohet Shefi i Hetimit të Krimit në drejtorine e Kufirit në Korçë. Edmond Çela u pezullua nga detyra pas sekuestrimit të 2 kg heroinë një ditë më parë në Kapshticë.  Droga u gjet nga policia greke në autobusin e linjës Shqipëri-Greqi, pronar i së cilës është vet zyrtari i lartë i policisë. Çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.