Politikë

Hidhet një tjetër hap për Reformën Zgjedhore, Hajdari-Gjiknuri letër OSBE-së

Hidhet një tjetër hap për Reformën Zgjedhore. Dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri i dërguan letër OSBE-së, ku kërkojnë një ekspert të huaj për hartimin e drafteve përfundimtare. Ndërkaq, Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtëparlamentare, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë nga i gjithë spektri politik.