Sport

Hidhet sot shorti në Champions, ekipet shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës mësojnë rivalët

Ekipet shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës sot mësojnë rivalët. Partizani, Kukësi,Teuta dhe Laçi presin hedhjen e shortit në Nyon të Zvicrës. Partizani, Kampion i Shqipërisë do të luajë në turin e parë eliminator të Champions-it  e shorti për të kuqtë hidhet në 14:30. Një orë më pas, në 15:30, Kukësi, Teuta e Laçi në Europa League do të njihen me përballjet që i presin.