Bota

Holanda pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në Masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë

Gjykata e Lartë Holandeze konfirmon vendimin se: “Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje, në Masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit ‘95”. Shtetit i njihet përgjegjësia në nivelin 10%. Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë së OKB-së, por burrat dhe djemtë atje, ranë në duart e forcave serbe.  Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria të jepte dorëheqjen. 8 mijë burra e djem myslimanë u vranë nga ushtarët serbë në Srebrenicë, në atë që njihet si masakra më e rëndë në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore.