Showbiz

Homazhet për Kobe dhe Gianna Bryant, Vanessa mban fjalimin emocionues që i përloti të gjithë

Thuajse 1 muaj pas aksidentit fatal të legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna së bashku me 7-të persona të tjerë, në Los Angeles janë mbajtur homazhe për viktimat.

Homazhet publike u mbajtën ditë e kaluar në “Staples Center” ku Vanessa Bryant mbajti një fjalim mjaft prekës që ka përlotur të pranishmit.

“Zoti vendosi që ne të mos jemi bashkë në këtë botë. Zemër, kujdesu për Gigi-n dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni shumë. U prehshit në paqe të dy dhe kënaquni në parajsë derisa të takohemi sërish një ditë” -tha ajo me lot në sy gjatë fjalimit të hapjes së ceremonisë.