Bota

HRW: Bosnja vazhdon me kushtetutën e saj diskriminuese

Autoritetet në Bosnje ende nuk e kanë hequr statusin e klasit të dytë për hebrenjtë, romët dhe pakicat e tjera. Konstatimi bëhet nga Human Rights Watch. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, janë rreth 400 mijë boshnjakë apo 12 për qind e popullsisë, që nuk mund të garojnë për president apo në zgjedhjet parlamentare. Kjo për shkak të fesë, përkatësisë etnike ose vendit ku jetojnë, çka sipas aktivistëve e bën diskriminuese Kushtetutën e Bosnjes.