Rajoni

Hyseni: Do të shohim hapa konkretë të angazhimit amerikan në dialogun Kosovë-Serbi

Për Prishtinën zyrtare, roli amerikan në dialogun Kosovë-Serbi është i pazëvendësueshëm. Pas takimeve në Departamentin e Shtetit e në Shtëpinë e Bardhë, Ko’ordinatori i Kosovës në bisedime, Skënder Hyseni i tha “Zërit të Amerikës” se “Në këtë drejtim, mori angazhimin e Uashingtonit”. Hyseni u shpreh se “Do të shohin hapa konkretë të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në dialog, krahas Bashkimit Europian”. Sipas tij, “Dialogu me Serbinë duhet të marrë dinamikë të re e të kulmojë me njohje reciproke”.