Showbiz

I dhurohet një Porsche për ditëlindje, Jennifer Lopez zbulon sesa kohë ka që nuk i ka dhënë makinës

Tashmë është zbuluar makina Porsche prej 125 mijë dollarësh që Alex Rodriguez i dhuroi partneres së tij për 50-vjetorin e saj.

Së fundmi ai ka publikuar në YouTube videon e surprizës ku me sy të mbyllur e drejton Jennifer Lopez drejt makinës luksoze duke shtuar se kjo është dhurata perfekte për një grua e cila ka gjithçka në jetë.

E suprizuar, këngëtarja dhe aktorja e famshme zbuloi se mesa duket erdhi dita ku ajo do të duhet t’i japë makinës vetë.

“Kam 25 vite pa drejtuar një makinë. O Zot i madh” ,-ishte reagimi i yllit të Hollywood.