Showbiz

I publikojnë adresën e saktë të shtëpisë, irritohet Kendall Jenner

“TMZ” ka bërë diçka që nuk i ka pëlqyer aspak modeles së famshme Kendall Jenner.

Në një artikull të publikuar në portalin e tyre online, modeles së famshme krahas disa fotove i është zbuluar adresa e saktë e banimit një detaj që e ka irrituar dhe frikësuar jasht mase 23-vjeçaren.

Ajo ka reaguar në Twitter duke kritikuar këtë tabloid që jo vetëm nuk respektoi privatësinë e saj por gjithashtu e vuri atë në rrezik.

Mbrëmjen e kaluar një person i panjohur rreth të 30-ave u gjend duke qëndruar në pishinën e shtëpisë së saj duke mos pranuar të largohej.

Ai është arrestuar nga autoritet përkatëse ndërkohë që Kendall dëshiron të marrë masa edhe kundra “TMZ”. “E di se çfarë mora përsipër kur vendosa të isha e famshme por fakti që ju publikoni adresën e shtëpisë sime vendos jetën time në rrezik. Shumë e papërgjegjshme tashmë nuk ndihem e sigurt as në shtëpinë time” ,-shkroi ajo.