Aktualitet

Ibrahimi: SPAK-u të hetojë vetëm zyrtarët e lartë

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi sot se në vitet e ardhshme mund të rishikohet ligji për kompetencat dhe juridiksionin e SPAK-ut. Ai sqaroi se parashikimi aktual ligjor e ngarkon SPAK-un me hetimin e një portofoli veprash penale më të zvogëluar në krahasim me ish-Prokurorinë për Krimet e Rënda. Por sërish sipas Ibrahimit  ka nevojë për rishikim. Ai tha se SPAK-u duhet të fokusohet vetëm te zyrtarët e lartë dhe jo në çfarëdo rasti korrupsioni në vend.