Sport

Ilir Daja prezantohet si trajneri i ri i Partizanit

Zyrtarisht, Ilir Daja u prezantua sot si trajneri i ri i Partizanit nga Drejtori Sportiv i klubit kryeqytetas, Olsi Rama. Tekniku që ka fituar tituj në Shqipëri me tre skuadra pranoi se është gati të bëjë diçka të tillë edhe me një të katërt. Ndërsa foli me respekt për Partizanin, premtoi punë për të hedhur bazat për një të ardhme të ndritur. “Kam ardhur në një nga ekipet me më shumë trofe në futbollin shqiptar e ka një projekt shumë interesant për të vazhduar të jetë konkurrues edhe në të ardhmen, ndaj jam i kënaqur që m’u besua mua ky projekt”, – deklaroi Daja. Pas Dinamos e Tiranës, ai bëhet trajneri i parë shqiptar që drejton të tre skuadrat e kryeqytetit.