Aktualitet

Ilir Meta në një konferencë shtypi

Në këto çaste pritet që Presidenti i Republikës të japë një konferencë shtypi. Siç thekson njoftimi zyrtar, “Ilir Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”. Siç dihet, Maxhoranca ka ngritur një Komision me pjesëmarrjen dhe të Opozitës Parlamentare, për të hetuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga Presidenti, pasi zhdekretoi 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.