Politikë

Imami braktis mbledhjen e kryesisë së PD-së: “Basha nuk respekton rregullat”!

Ish-deputeti Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, duke theksuar se mbledhja po zhvillohet në kundërshtim me rregulloren. Imami tha se Lulzim Basha po shkel statusin, e se nuk respekton asnjë normë. Nesër në orën 10:30 Partia Demroaktike ka thirrur Kuvendin Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar. Ky moment i hap rrugë ristrukturimit të plotë të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike, duke nxjerrë organin që zgjedh Kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet.