Aktualitet

Incidente mes studentëve dhe rojeve të sigurisë në Fakultetin e Ekonomisë

Mëngjesi i sotëm është shoqëruar me incidente mes studentëve dhe rojeve të sigurisë në Fakultetin e Ekonomisë. Një nga studentet tha se rojet i kanë kërcënuar dhe ofenduar. Sipas të rinjve të ngujuar, dera kryesore e Ekonomikut është mbyllur me zinxhirë për të mos u lejuar futja e studentëve të tjerë brenda.