Sport

Incidentet gjatë sfidës me Partizanin, reagon Skënderbeu

Klubi i Skënderbeut ka dal në një reagim zyrtar për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes ndaj Partizanit, ditën e premte në stadiumin “Skënderbeut”. Në një letër drejtuar autoriteteve përkatëse kërkohet zbardhja e çështjes dhe nxjerrja para ligjit e autorëve. Sipas klubit korçar, këto incidente janë të përsëritura dhe kanë akuzuar tifozët e Partizanit që lidhja me politikën i ka bërë ata të dhunshëm.