Bota

Indi, 99 viktima dhe 200 të shtruar në spital nga alkooli toksik

Të paktën 99 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë po trajtohen në spital pasi kanë konsumuar pije alkoolike toksike, në Indinë verilindore. Sipas policisë, 58 persona kanë humbur jetën si pasojë e konsumit të alkoolit të paligjshëm, ndërsa 12 të tjerë si pasojë e konsumit të një likeri helmues. Viktimat e alkoolit të prodhuar ilegalisht, që është shumë më i lirë se pijet e kontrolluara, janë të zakonshme në Indi.