Bota

India rrit tarifat për importet elektronike, për të frenuar zhvlerësimin e monedhës

India pritet të rrisë tarifat e importit për disa artikuj elektronikë dhe pajisje komunikimi, në atë që cilësohet si një masë tjetër për të forcuar monedhën Rupi në rënie. Lëvizja është një përpjekje për të kufizuar importin e të konsideruarave si artikuj “jo thelbësorë”. Kjo mund të rrisë tensionet tregtare të Indisë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën dhe të dëmtojë kompanitë e njohura si Huawei Technologies Co, ZTE Corp, Ericsson, Nokia dhe Samsung Electronics.