Aktualitet

Indiani në kërkim, MEPJ i ndërpret mandatin si Konsull Nderi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se ndërpreu mandatin si Konsull Nderi të Shqipërisë në Nigeri për shtetasin indian Nitin Sandesara, i cili është në kërkim për mashtrim në Indi. MEPJ shpjegon se në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare e Sandesaras nuk është bërë nga Institucioni i diplomacisë shqiptare.