DJ Indri

Indri Topi pjesë e stafit të Top Albania Radio prej marsit 1999. Gjatë viteve 1994-1998 studion në shkollën e mesme të përgjithshme “Partizani” ku dallohet për shpirtin sportiv si pjesë e kombëtares së basketbollit të shkollës si dhe për organizimet e shpeshta artistike. Në vitin 1997 aktivizohet në disa radio lokale të kryeqytetit dhe më pas në 1999-n bëhet pjesë e “Top Albania Radio-s”.

Shumë energjik dhe aktiv në produksione dhe në krijimin e programeve dhe spoteve publicitare. Si DJ spikat më tepër në rrymën alternative. Disa nga programet e para dhe të suksesshme kanë qënë: “Hip Hop on the Top”, “Indipendent” dhe “Alternative Zone”. Gjatë periudhës 2005 – 2010 ka mbajtur postin si drejtor artistik duke ideuar shumë programe të cilat vazhdojnë edhe sot të transmetohen. Aktualisht është pjestar i label-it “Tull Productions” si producent dhe kompozitor.

Instagram: https://www.instagram.com/indripendent_fx/