Bota

Inflacioni paralizon Venezuelën, 14 milionë për të blerë një pulë

Inflacioni paralizon Venezuelën. Për të blerë një pulë qytetarëve u duhet një karrocë për transportin e parave pasi kushton plot 14 milionë Bolivar, monedha venezueliane. Për këtë arsye Karakasi po fut reformat ekonomike duke përfshirë edhe kartëmonedhat e reja. Bolivari i ri sovran do të jetë i ankoruar në kriptomonedhën petro. Cdo një prej tyre do të ketë si vlerë 60 dollarë, bazuar në çmimin e një fuçie të naftës së vendit.