Aktualitet

Inspektim për zbatimin e masave anti-COVID, Manastirliu: Zero tolerancë ndaj shkeljeve!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Task-Forca anti-COVID do të vijojë intensifikimin e kontrolleve në terren. Vëzhgimi do të jetë me kapacitete të shtuara, 24 orë në 7 ditë të javës për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë. Gjatë inspektimit bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ministrja Manastirliu pohoi se situata është serioze, ndaj nuk do të tolerohet asnjë neglizhencë. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 408 inspektime në të gjithë vendin dhe janë marrë 9 masa administrative.