Bota

Instituti gjerman paralajmëron për në vjeshtë vaksinën ndaj koronavirusit

Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani tha se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë. Por, sipas këtij instituti, do të duhet më shumë kohë për të vënë nën kontroll pandeminë. Sipas zyrtarëve shëndetësorë të këtij instituti, ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve që pëson virusi ose për arsyen se produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër.