Bota

Irani vendos kufizime të reja ndaj COVID-19

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore dhe vendet e punës, të cilat nuk respektojnë protokollet shëndetësore, do të mbyllen për një javë. Numri i të vdekurve në Iran ka arritur në 11,400, ndërsa ai i infektimeve është gati 238 mijë. Vendosja e maskës në Iran do të bëhet e detyrueshme prej 5 korrikut, njoftoi Rohani, një masë kjo e nxitur nga shtimi i papritur i infektimeve.