Showbiz

Irina Shayk nuk humbet kohë, modelja në krahët e dikujt tjetër

Ka kaluar vetëm 1 muaj që kur Bradley Cooper dhe Irina Shayk i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Ndarja e dyshes u përfol për javë të tëra në media ku aktori i “A Star is Born” akuzohej se e ka tradhëtuar atë me Lady Gaga.

Duket se Irina nuk shqetësohet aspak për çfarë flitet në media, madje po e shijon jetën e saj në maksimum. Se fundmi spekulohet se modelja ruse është në një lidhje të re me drejtuesin e “British Vogue”, Alec Maxwell.

Ata janë parë së bashku duke shëtitur në një park në New York ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.